INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një takim me ushtarakët, Rama ka folur për pakënaqësit që ka

Në një takim me ushtarakët, Rama ka folur për pakënaqësit që ka

Publikuar më: 18:15 06-12-2016

Në një takim me ushtarakët në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministri Rama ka folur për arritjet dhe që ende ndihet i pa kënaqur me punën e tij.

"Ka akoma shumë për të bërë. S'mund të jëm i kënaqur kur ka kaq shumë njerëz që janë ende në kthetrat e varfërisë. Janë rreth 1 miliardë dollarë që shkojnë në xhepat e familjeve në formën e mos marrjes së taksave dhe së fundi me rritjen e rrogave.

Si mund të jemi të kënaqur në qoftë se sot dhe gjithë ditën, fëmijët shqiptarë janë të kërcënuar nga alfabetizmi. Patjetër që nuk është pak që sot Shqipëria të mos jetë duke e ndjekur nga pas gjithë zinxhirin e korrupsionit por të jetë në një betejë të gjithanshme kundër korrupsionit. Jo vetëm nuk është sekret, por nuk ka shqiptarë që nuk e di, që ende sot nuk është e sigurt që të marrësh një shërbim nga shteti dhe të mos paguash" u shpreh Rama

Gjithashtu Rama foli edhe për ushtarakët ku përmendi pagat që duhet të ktheheshin mbrapsht që prej vitit 2009, por që sot u është hequr një barrë e tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322