INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një vit në Itali kanë lindur rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë

Në një vit në Itali kanë lindur rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë

Publikuar më: 08:40 10-01-2019

Italia është ndër shtetet ku shumë shqiptarë kanë emigruar për të ndërtuar jetën. E në këtë vend shumë prej fëmijëve që lindin kanë të paktën njërin prind shqiptar. 

Të dhënat më të fundit të INSTAT-it italian, nga 458.151 fëmijët e lindur gjatë 2017-tës, 9,823 kanë të paktën njërin prind shqiptar.
Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje, pra sa 1/3.
Problemi më rënie e lindjeve është një fenomen botërorë por siç rezulton prindërit shqiptar në Itali kanë rritur lindjet. Instituti i Statistikave Italiane thekson se lindjet e fëmijëve nga të paktën një prind shqiptar janë rritur.

Sipas shifrave, kanë të paktën njërin prind shqiptar 9,823 të sapolindur të 2017-tës, 7,273 fëmijë të sapolindur i kanë të dy prindërit shqiptarë, 698 kanë babanë shqiptar e nënën italiane dhe 1,852 kanë nënën shqiptare dhe babanë italian. Ndërkohë, ky numër mund të jetë edhe më I lartë pasi shumë prej çifteve shqiptare kanë fituar shtetësinë italiane.

Ndërkohë, sipas INSTAT-it në Shqipëri gjatë 2017-tës kanë lindur 30.869 fëmijë, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035398006439209