Në seancën e sotme parlamentare votohet për projektvendimin që përcakton fondin që do të përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2017. Projektvendim miratohet me shumicë të thjeshtë votash dhe fondi për këtë vit do të jetë 65 milionë lekë të reja.
Më pas do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili do të bëjë ndarjen e tij. Bazë për ndarjen e 65 milion lekëve të reja është rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Shumicën e fondit, sipas një formule të detajuar pritet ta marrë Partia Socialiste, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm votash dhe deputetësh në 2013. Pas saj do të jetë PD-ja dhe më pas LSI-ja.