INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pikat kufitare të BE-së, Inteligjenca Artificiale zbulon kush gënjen, si funksionon

Në pikat kufitare të BE-së, Inteligjenca Artificiale zbulon kush gënjen, si funksionon

Publikuar më: 13:29 05-11-2018

Ku jeni drejtuar, ku do të qëndroni, çfarë keni në cantë?

Këto pyetje do të bëhen përpara se të kaloni në kufijtë e vendeve të Europës. Dhe nuk do të jenë njerëz të zakonshëm që do t’ju drejtojnë pyetje të tilla, por intelligjenca artificiale e cila do të vlerësojë se kush është duke gënjyer. Inteligjenca artificiale do të bazohet në shprehitë e udhëtarëve.

Është ky projekti i krijuar dhe financuar nga Komisioni Europian.

Sipas të dhënave të para mediat bëjnë me dije se testimet e para do kryhen në disa shtete. Eksperimentet do të nisin në Hungari, Greqi dhe Letoni dhe do të zgjasin plot 6 muaj. Një projekt i tillë nga ana tjetër është parë me dyshime nga skeptikët që e konsiderojnë nëj pseudoshkencë.

Kërkuesit e përfshirë në eksperiment janë shprehur se provat e mbledhura deri më tani mbshtesin hipotezën se sjelljet joverbale mund të përdoren për të identifikuar gënjështrat. Ata shpjegojnë se instrumentet e përdorura do të jenë pjesë e një sistemi shumë kompleks.

Por si do të funksionojë ?
Në faqen zyrtare të Bashkimit Europian do të përkufizohet si një sistem inteligjent që zbulon gënjeshtrat dhe do të ketë detyrën të ndihmojë policinë kufitare të identifikojë emigrantët ilegalë .

Po ashtu një sistem i tillë do të ndihmojë edhe në parandalimin e krimit dhe terrorizmit.

Kontrolli ndahet në dy pjesë. E para ka të bëjë me një aplikacion online ku do të ngarkohen fotot e pasaportës, informacione për vizën dhe udhëtimin.

Pastaj, një lloj polici virtuale merr parasysh gjuhën, përkatësinë etnike dhe gjininë e udhëtarit dhe do të parashtrojë pyetje para kamerës. Përgjigjet do të kalojnë nëpër sitë nëpërmjet inteligjencës artificiale që do të vlerësojë 38 mikro-shprehje.

Disa prej tyre, thonë ata, do të ishin tipike për të zbuluar kush është duke gënjyer.

Pjesa e dytë e kontrollit ndodh në kufi.Policia kufitare do të pajiset me pajisje mobile ad hoc që do të verifikojnë të gjitha informacionet e ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0019280910491943