Khloe Kardashian po bëhet gati të sjellë në jetë fëmijën e parë që sipas atyre që ka zbuluar vetë ylli i showbizz-it pritet të jetë një vajzë.
Fakti se është në muajt e fundit të shtatzënisë duket se kjo nuk e pengon aspak 33-vjeçaren të postojë në rrjetet sociale duke treguar se është në super formë.
Së fundmi Khloe ka postuar disa foto që i ka shoqëruar me efekte dhe ku shfaqet e veshur sportive dhe duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Gra merrni shembull! Shtatzania me siguri do t’ju shkojë më mirë po ta merrni me sportivitet si Khloe.