INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në prag të 1 qershorit/ Sa pak fëmijë të lumtur shqiptarë ka, me qindra braktisen dhe...

Në prag të 1 qershorit/ Sa pak fëmijë të lumtur shqiptarë ka, me qindra braktisen dhe...

Publikuar më: 08:52 31-05-2019

Ky 1 qershor duket se nuk do të gjejë të lumtur një pjesë të madhe të fëmijëve shqiptarë. Sipas të dhënave të Prokurorisë, me qindra fëmijë braktisen apo dhunohen nga të afërmit.

Braktisja e fëmijëve të mitur bën pjesë në grupin: “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” dhe për vitin 2018 për braktisjen janë depozituar 4.6% e çështjeve.
Fëmijët janë shpesh herë dhe preh e dhunës. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2018 është 4.15% dhe ka pësuar rritje, pasi në 2017 ka qenë 2.9%.
Numri më i madh i procedimeve të regjistruara për këto vepra është në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, që përbën 36% të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Në vijim sipas numrit më të madh të procedimeve të regjistruara renditen, prokuroria e shkallës së parë Fier që ka regjistruar 8% të procedimeve, prokuroria e Elbasanit që ka regjistruar rreth 7% e ndjekur nga ato të Shkodrës dhe Fierit, që kanë regjistruar rreth 6% të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Më tej renditet prokuroria e Korçë me rreth 5% të numrit total të procedimeve dhe prokuroritë e Lushnjes, Beratit dhe Vlorë që kanë regjistruar rreth 4%.
Prokuroritë që e tjera kanë regjistruar një numër procedimesh që përbën më pak se 3% janë Kukësi dhe Përmeti, që do të thotë që në këto dy qytete fëmijët janë disi më të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0037732124328613