Noizy na lajmëroi të gjithëve përpara disa muajsh se ai nuk do të jetë mjaft aktiv në llogarinë e tij të Instagram-it dhe arsyeja ishte fokusimi tek publikimi i albumit të ri që do të hedhë në treg.
Por, kohët e fundit reperi i është rikthyer përsëri rrjeteve sociale duke shpërndarë me fansat foto dhe momente kuptimplota.
Një prej tyre ka qenë dhe një fotografi e publikuar prej tij me shprehjen: “Mos e gjykoni të kaluarën time, nuk jetoj më atje!”
Duke ndjekur ecurinë e Noizyt gjatë gjithë këtyre viteve në industrinë muzikore, ku ai shpesh flet për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar drejt suksesit, duket sikur ai ka hapur një kapitull të ri të jetës së tij.
Tashmë i fokusuar drejt arritjeve të reja, reperi nuk do ta kthejë më kokën pas.