INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në prag të Ditës Botërore të Luftës ndaj Talasemisë, 30% e punonjësve të Vodafone Albania japin shembullin më human[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:29 07-05-2019

Për aq kohë sa numri i të prekurve nga sëmundja e talasemisë në Shqipëri, vazhdon të rritet ndjeshëm, nevojat për dhurim gjaku mbeten gjithmonë të mëdha. 

Me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Fëmijët duhet marrin një herë në tre javë një flakon gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakonë. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35.000 njësi gjaku. Në rast se ky gjak nuk sigurohet, jeta e të sëmurëve vihet në rrezik.
Për të ndihmuar në shpëtimin e këtyre jetëve, për të 12-ën herë radhazi, Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.

Në këtë fushatë të 12-të, rreth 60 punonjës të Vodafone Albania, u bënë pjesë e këtij gjesti human, që shpëton jetë. Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada dha e disa mesazhe të vlefshme: “Jemi krenarë që si Vodafone kemi 12 vjet që organizojme dhurim gjaku. Jemi partnerë me Kryqin e Kuq. Është partner i rëndësishëm dhe shumë serioz. Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut është një traditë e punonjësve të Vodafone Albania. Në këtë viti të 12-të, numri i dhuruesve është shtuar dhe rrjedhimisht kontributi ynë ka akoma më shumë peshë. Më shumë se sa dhurimi duam të përçojmë tek njerëzit mesazhin e sensibilizmit dhe humanizmit. Uroj që shembulli ynë të jetë një thirrje dhe për kompani të tjera. Rreth 30% e punonjësve të Vodafone janë dhurues të rregullt”.

voooookok.jpg

FOTO, Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada

 

Kurse përfaqësuesit e Kryqit të Kuq vlerësuan humanizmin e punonjësve të Vodafone dhe kërkuan, që ta ndjekin dhe kompani të tjera.

Komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm për të kontribuar ndjeshëm në ndihmë të këtyre personave. Ndaj dhe Kompania Vodafone Albania është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi shëndetësor, por edhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit, kështu që çdo vit cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale, projekte që zbatohen përmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988