Sot luhet një ndër ndeshjet më të rëndësishme që nga historia e themelimit për ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë shqiptar do të përballen në fazën play off të Europa League ndaj gjigandëve të Milan. Edhe pse më të vëgjeël në “peshë”, Shkëndija do të ketë një lojtar të 12-të sonte pasi tifogrupi i tyre “Ballistët” kanë udhëtuar drejt Milanos për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë ndeshje sa të vështirë aq edhe të rëndësishme. Janë padiskutim një ndër tifozeritë më të zjarrta shqiptare dhe një numër i madh tifozësh kanë shkuar në Milano ku gjatë gjithë ditës së sotme kanë “skuqur” rrugët e qytetit italian duke kënduar e kërcyer shqip, ndërkohë që himni i tyre ishte “United Albania”. Suksese Shkëndja!