INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pranga drejtori i burgut në Durrës, liroi Lul Berishën

Në pranga drejtori i burgut në Durrës, liroi Lul Berishën

Publikuar më: 10:01 22-12-2016

Prokuroria e Durrësit kërkoi arrestimin e drejtorit dhe juristit të burgut të këtij qyteti për shkak të veprimeve të ndërmarra prej tyre për lirimin e personazhit të njohur të botës së krimit, Lulzim Berisha. Lirimi me kusht i Lulzim Berishës ka çuar në pranga drejtorin e  burgut të Durrësit, Astrit Kote.
Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë. Sakaq fletë arresti është prerë dhe për juristin e burgut, T.L, i cili është shpallur në kërkim.
Kreu i burgut Durrës dhe juristi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”
Njoftimi i Policisë:
“Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe T.L, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.Nga ana e forcave të Policisë së Shtetit eshte ekzekutuar urdheri i prokurorise per arrestimin e drejtorit te burgut, Astrit Kotaj, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga ana e Gjykatës. Ndersa eshte shpallur ne kerkim juristi T.L”.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988