INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pranga gjyqtari, Manjani paralajmëron arrestime të tjera

Në pranga gjyqtari, Manjani paralajmëron arrestime të tjera

Publikuar më: 09:10 03-05-2016

Pak orë pas arrestimin të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, së bashku me djalin e tij, me akuzën për korrupsion, reagon Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas Ministrit të Drejtësisë, rruga e duhur për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje duhet të fillojë me shkarkimin e gjytarit Hoxha nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

“Janë ngjarje dhe episode që kanë të bëjnë me faktin se punonjës të drejtësisë kapen në flagrancë duke futur dorën në xhep tek një palë në gjykim. Sot do të shpallej një vendim i blerë. Përshëndes Prokurorinë por dhe palët të cilët u bënë pjesë e kësaj veprimtarie hetimore të suksesshme. Veprimtari e cila tashmë duhet të transferohet në dyert e gjykatave. Ashtu siç i takon kolegëve të KLD-së që një orë e më parë ta shkarkojnë këtë gjyqtar për akte e sjellje që cënojnë rëndë figurën tuaj”.

Duke përshëndetur arrestimin e Ibrahim Hoxhës, Manjani paralajmëroi arrestime të tjera nga radhët e gjyqsorit.

“Mbrëmë Prokuroria shqiptare finalizoi me sukses një operacion të nisur prej kohësh për arrestimin në flagrancë të një gjyqtari, kolegu juaj. Ishte një reagim proporcional. Reagime të tilla besoj se do të ketë prapë”.

Këto qëndrimi ministri Manjani i dha gjatë analizës vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996