“Dekani” kështu u quajt operacioni i policisë që paraditen e sotme shkaktoi furtunë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit, pasi në pranga për korrupsion përfunduan dekani dhe dy pedagoge.
Dekani Albert Riska dhe dyshja e pedagogeve Elvira Lumi e Erjola Calja pas arrestimit janë pezulluar nga detyra. Më poshtë janë edhe fotot e dekanit dhe dy pedagogëve. Elvira Lumi është edhe shefja e Departamentit të Gazetarisë në Elbasan.
Ne një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se, “procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”
Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori. Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan.
Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.
Elvira Lumi
Albert Riska
Erjola Calja