Dy persona nga Struga e Maqedonisë dhe një nga Tirana kanë shitur kokainë dhe kanabis në dy nga zonat më të njohura të kryeqytetit, në atë të ish - bllokut dhe tek Shkolla e Bashkuar. Ata u arrestuan nga policia në kuadër të operacionit të koduar "Struga", efektivët e policies iu vunë prangat në rrugën "Myslym Keta". Të arrestuarit janë A. Ruçin 27 vjeç nga Tirana, F. Kica 28 vjeç dhe Z. Ademi 45 vjeç nga Struga. Ademi rezulton i dënuar dhe më parë për plagosje.
Policia fillimisht konstatoi automjetin tip Mercedez Benz me targa maqedonase me drejtues Ademin dhe brenda në automjet ndodheshin edhe dy personat e tjerë.
Pas kontrollit në makinë u gjet e mbështjellë me qese lënda narkotike, kokainë me peshë 100 gram dhe gjatë kontrollit personal, Kica në xhepin e pantallonave kishte një qese të mbushur me cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram.