Skandali ka mbuluar albumin e ri të divës së muzikës, “Lemonade”, i cili përvec suksesit, ndezi zërat mbi tradhëtitë e bashkëshortit të saj Jay Z.
E megjithatë situata në dukje nuk është aq dramatike sa përshkruhet në media. Në prapaskenat e koncerteve të Queen Bey, ashtu si në prapaskenat e jetës së tyre të shumë përfolur, reperi 46 vjecar po kërcente shumë ëmbël me vajzën e tij bukuroshe, 4 vjecaren Blue Ivy. Gjithcka duket, në mënyrë shumë surprizuese, në rregull për ciftin. Ose ndoshta gjithcka mund të shkojë keq mes tyre, me batuta sarkastike në media, por kur vjen puna për voglushen e tyre, gjithcka rregullohet si me magji. Për fat të mirë…