Është raportuar se ajo ka mirëpritur dy fëmijë binjakë të hënën e 12 qershorit në Los Angeles.
Dhe ndërkohë që Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z po fillojnë të mësohen me idenë e të qënit prindër të 3 fëmijëve, interneti është çmendur. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi fëmijët e dy superyjeve të muzikës amerikane janë një nga temat më të përfolura në internet. Me detajet mbi lindjen, apo gjininë e fëmijëve priten ende të dalin, mamaja dhe vogëlushët e saj janë në spital për shkak të një “problemi të vogël” gjatë lindjes, por asgjë serioze. Dhe ndërkohë, në internet kanë plasur memet që do ju shkrijnë së qeshuri.