Nuri Seferi, i vlerësuar si Tajsoni shqiptar, pritet që të surprizojë shumë shpejt dhe Shqipërinë. Katër herë Kampioni i Europës në peshat e rënda WBO, pritet që të ndeshet këtë vit për herë të parë në Shqipëri . Boksieri që ka nderuar në eventet më të rëndësishme botërore gjithë shqiptarët ka konfirmuar lajmin e ndeshjes në Shqipëri.
Ai thotë se: “Pas bisedimeve konkrete që kishim me mikun tim Indrit Murati i cili ka marrë përsipër organizimin e një eventi madhështor, që po përgatitet në Tiranë, një mbrëmje gala boksi mësova që jam i ftuar për të zhvilluar ndeshjen kryesore të kësaj mbrëmje.”
Seferi pas kësaj ftesë ka thënë se që nga fillimi i hapave të para në boks ka dhënë gjithçka nga vetja që të përfaqsojë denjësisht kombin e tij dhe çdo herë ka luftuar me nder dhe me zemër deri në momentin e fundit. Boksieri Seferi ka mbi 20 vjet që ndeshet dhe ka shënuar mbi 44 ndeshje, me 37 fitore dhe me 7 humbje.
“Tani koha është të realizoj ëndrrën time që një ditë të boksoja brenda kufijve të shtetit amë. Deri tani nuk kam pasur kurrë një ofertë serioze për organizimin e një ndeshje profesionale.
Besoj që shumë shpejt do të kemi një konferencë për media ku do ti njoftojmë të gjithë rreth ndeshjes sime e cila pritet të ndodhë brenda muajve në vijim.” – tha mes emocionesh Seferi.