INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pritje të njohjes zyrtare

Në pritje të njohjes zyrtare

Publikuar më: 17:25 24-02-2016

Megjithëse duhet të presë muajin maj për të mësuar nëse do të pranohet si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, Federata Kosovare e Futbollit merr një tjetër sinjal pozitiv drejt këtij objektivi madhor.

Federata Kosovare nuk ka të drejtë vote, pasi nuk është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, por ftesa në Kongresin e rëndësishëm të qeverisë botërore të futbollit është një sinjal pozitiv për njohjen e shpejtë të futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë e pranishme në punimet e Kongresit të Jashtzakonshëm të UEFA-s dhe FIFA-s që do mbahet në datat 25 dhe 26 Shkurt. Presidenti i federatës, Fadil Vokrri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eoll Salihu kanë marrë ftesa nga institucioni më i lartë i futbollit europian dhe ai botëror edhe pse federata që përfaqësojnë nuk është njohur ende zyrtarisht nga këto dy instanca.

Sipas mediave kosovare, gjatë punimeve të jashtëzakonshme, çështja e Kosovës nuk është në axhendë dhe ndoshta Federata e Futbollit të Kosovës do të presë muajin Maj përkongresin e radhës ku me shumë mundësi edhe çështja e anëtarësimit në dy organizmat do të diskutohet.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381