INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në pritje të qeverisë. Ali Ahmeti optimist, Zaev thirrje shqiptarëve [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 05-05-2017

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaron se qeveria e re e Maqedonisë do të formohet shumë shpejt dhe se kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Të enjten, kryetari Xhaferi, i bëri me dije në rrugë zyrtare Presidentit Gjorge Ivanov ka 10 ditë kohë për të mandatar qeverinë e re në përputhje me Kushtetutën, në të kundërt, ekzekutivi i ri do të krijohet edhe pa mandatin e Ivanovit. Ndërkohë kreu i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë Zoran Zaev është shprehur në emisionin “Click plus” se dëshiron që të gjitha partitë parlamentare nënshkruese për mandatimin e tij të jenë pjesë e formimit të Qeverisë së re. Zaev ka vizituar në spital Ziadin Selën duke deklaruar se “përmes veprimit që bëri, ai shpëtoi të tjerët”. Ndërkohë që pritet afati kushtetues për mandatimin e qeverisë së re, asnjë sinjal nuk vjen nga presidenti maqedonas Gjorge Ivanov. Edhe kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për faktin se forca e tij politike duhet të kalojë në opozitë, por ndërkohë partia e tij VMRO-DPMNE vazhdon të akuzoj Zaev duke u shprehur se “sjellja e tij po vë në rrezik Maqedoninë. Në njoftimin për shtyp të kësaj force politike thuhet se “Zaevi është shndërruar në mashë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit dhe bëhet kërcënim për sigurinë në gjithë rajonin. Krimineli Zoran Zaev me papërgjegjësinë e tij shkaktoi skandal ndërkombëtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0021519660949707