Sara Hoxha është në pritje të fëmije me këngëtarin e njohur Ledrin Vula. Gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë organizuar disa festa ndërkohë që janë në pritje të bebes.
Fillimisht ata zbuluan gjininë e fëmijës së tyre, teksa përmes një video emocionuese treguan se janë në pritje të një vajze.
Më pas ata organizuan edhe një baby shower në Kosovë ku ishin të ftuar disa nga këngëtaret e njohura si Dhurata Dora, Kida etj.
Tashmë ata janë zhvendosur në Gjermani, ku pritet që të lindë edhe vajza e tyre. Para se të njihej me Ledrin, Sara ka jetuar në Gjermani.
Por, ata nuk mund të mos e bënin edhe një baby shower edhe në Gjermani. Shoqet e Sarës kanë organizuar një festë, ku Sara u paraqit mjaft e kuruar.
Ajo veshi këtë herë një fustan të ngushtë ngjyrë gri, të cilin e shoqëroi me aksesorë të ndryshëm.
Në një vëzhgim të çmimit të veshjes, vihet re se Sara ka shpenzuar 12,400 euro për veshjen e saj.