Këngëtarja Kida është ndër të rrallat artiste shqiptare që ka arritur të mbajë larg mediave e publikut jetën e saj private. Sa herë që është pyetur për ndonjë lidhje të mundshme, Kida ka pohuar se është single, por duket se pushimet e kësaj vere Kidën e kanë nxjerrë zbuluar. Kida si duket është duke kaluar pushimet me të dashurin shqiptar, i cili jeton në Dubai.
Në fotografitë që ka publikuar “Zëri.info”, Kida është parë në Ulqin bashkë me Ajbin, djaloshin që prej kohësh po përflitet si i dashuri i saj, por që nuk është konfirmuar akoma. Përveç dashurisë, Kida në këtë kohë është duke shijuar sukseset edhe në muzikë, ku ka publikuar disa bashkëpunime të cilat po e përcjellin verën e këtij viti.