Skënderbeu tashmë ka një datë zyrtare për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Korçarët do të marrin një përgjigje në lidhje me akuzat e trukimit përpara datës 17 qershor, pra para hedhjes së shortit dhe përcaktimit të skuadrave që do të marrin pjesë në kupat e Europës. Këtë sezon skuadra e Orges Shehit ishte tepër larg objektivave dhe me rezultate të papranueshme.
Për këtë arsye klubi është vënë në lëvizje për disa afrime cilësore në sezonin e ardhshëm dhe në Korçë kanë mbërritur 8 futbollistë në moshë të re, brazilianë janë 3 persona, dy nga Nigeria dhe dy nga Mali, të cilët do të provohen nga stafi teknik.