Në mesnatë një mjet lundrimi në Himarë është shkëputur nga bankina e betonit. Jahti “Capricorn” ishte me flamur gjerman dhe ishte shkëputur prej motit të keq nga vendi i ankorimit duke lundruar në gjëndje të lirë 1.5 milje travers Himarës.
Forcat detare kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme duke e kontrolluar sigurinë e jahtin gjerman. Mësohet se në bord nuk ka pasur persona dhe për pasojë nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.