Në fshatin Mengël të Elbasanit nxënës dhe prindër prej disa ditësh vazhdojnë të protestojnë për hapjen e shkollës. Sot fëmijët pretendojnë se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Po një nga deputetët e qarkut, Taulant Balla ka thënë se jeta e fëmijëve po përdoret si ''mish për top'' nga PD për luftën politike, ndërsa shton se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillojnë nesër. Aktualisht tha Balla, shkolla rrezikon që të shembet dhe të zërë fëmijët dhe mësuesit brenda.
Këtë sezon të ri shkollor fëmijët e këtij fshati nuk kanë bërë mësim, pasi shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.