INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në rrugët kombëtare qarkullohet lirisht

Në rrugët kombëtare qarkullohet lirisht

Publikuar më: 10:41 13-01-2017

Në të gjitha akset kombëtare mund të qarkullohet lirisht. Kështu deklaron Ministria e Transporteve, e cila ka shpërndarë për mediat situatën e qarkullimit rrugor kombëtar, për shkak të situatës së krijuar nga kushtet atmosferike.
Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër:  Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij Rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë - Bizë dhe Vilat Qeveritare - Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë dhe Ersekë - Leskovik.
Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet - Çarshovë dhe Erind - Çajup.
Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.


  

Article Logic
Execution time: 0.0045080184936523