INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Rusi edicionin e lajmeve e transmeton një robot

Në Rusi edicionin e lajmeve e transmeton një robot

Publikuar më: 11:49 22-04-2019

Televizioni Shtetëror Rus, Rossiya 24 ka prezantuar spikerin robot i cili do të transmetojë edicionet e lajmeve.

Roboti i quajtur Alex, është krijuar nga Promobot në qytetin e Perm. Koka e tij është prej silikoni dhe është modeluar që ti ngjajë pamjes së bashkëthemeluesit e të kompanisë Alexei Yuzhakov. Aktualisht roboti mund të ndryshojë vetëm mimikën e fytyrës dhe të lëvizë qafën.

Prodhimi i robotit filloi në 2017-ën. Ai do të kushtojë 1 milion rubla, ose 15.600 dollarë Amerikan për tu prodhuar të tjerë të ngjashëm me të.

Kompania Promobot është shprehur se ka marrë 12 porosi të tjera për robotë.
Ndërkohë televizioni Rossiya 24, sqaroi se spikeri i ri i lajmeve kishte “origjinë Ruse”, sepse i gjithë softëeri dhe komponentët e tij janë prodhuar brenda Rusisë.

Ai ka filluar të japë disa edicione lajmesh kryesisht për agrokulturën, teknologjinë nukleare dhe financën.

Pavarësisht kësaj risie në fushën e televizionit, për robotin ka shumë kritika. Shumica e analistëve thonë se është një përpjekje për të injektuar propagandë tek shikuesit, si dhe për të promovuar teknologjinë inovative gjoja të prodhuar në Rusi.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541