INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Spanjë fitojnë të majtët, por se krijojnë dot qeverinë të vetëm

Në Spanjë fitojnë të majtët, por se krijojnë dot qeverinë të vetëm

Publikuar më: 08:13 29-04-2019

Në Spanjë u mbajtën një ditë më parë zgjedhjet paralmentare. Mësohet se kanë fituar socialistët, por ata nuk mund të formojnë qeverinë të vetëm, pasi u duhet koalicion për të bërë shumicën. Partia e kryeministrit Pedro Sánchez mori 29% të votave, por i duhet aleanca me "Podemos"-in e krahut të majtë dhe të partive rajonale, ose të qendrës së djathtë, për të formuar qeverinë. Në fjalimin e tij të fitores, Sánchez tha se sfidat e mëdha të partisë do të jenë lufta me pabarazinë. "E ardhmja ka fituar dhe e kaluara ka humbur", tha ai.
Risi këtë vit është se për herë të parë që prej rënies së juntës ushtarake në vitet ’70, një parti e ekstremit të djathtë do të hyjë në Parlamentin spanjoll. “VOX” kundërshton multikulturalizmin dhe emigracionin.
Kurse, Partia Popullore e ish-kryeministrit Rajoy ka pësuar një rënie drastike.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385