Është dita e Itali-Shqipëri që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Renzo Barbera”, ku kombëtaret e udhëhequra nga Ventura dhe De Biasi do të luajnë pikë të rëndësishme për rrugën drejt Botërorit Rusi 2018.
Ndërkaq, një delegacion i Kombëtares së Shqipërisë ka shkuar mëngjesin e sotëm në “Piana degli Albanesi” (Sheshi i Shqiptarëve) në provincën e Palermos për të pëshëndetur komunitetin shqiptar të zonës.
Takimi është zhvilluar në bashki dhe për ta prezantuar ishte edhe Vito Scalia, kryebashkiaku i Piana.
Ja të gjitha fotot e takimit.