Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se këtë vit janë 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë siç deklaroi Partia Demokratike.
“Shifrat e publikuara për numrin e nxënësve të pasakta dhe të pjesshme. Nuk është përfshirë parashkollori dhe arsimi profesional. Janë regjistruar 455 mijë nxënës, me profesionalin 480 mijë nxënës. Në krahasim me vitin e kaluar kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë. Nuk janë rakorduar ende shifrat, ka ende lëvizje nga njëra shkollë në tjetrën. Rënia e numrit të nxënësve nuk është një dukuri e vendeve të fundit.
Trendi i rënies ka të bëjë dhe me numrin e natalitetit. Braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike. Trendi rënës i nxënësve ka nisur që në qeverisjen e PD”, tha Shahini.