INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri ka më shumë të papunë me arsim të lartë se sa me të arsim të mesëm [VIDEO]

Në Shqipëri ka më shumë të papunë me arsim të lartë se sa me të arsim të mesëm [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 07-09-2017

Kualifikimi në një fushë të caktuar dhe pajisja me një diplomë universiteti i bën shumë të rinj të mendojnë se do te gjejne nje pune te sigurte. Por sipas një studimi nga Eurostat nuk rezulton të jetë kështu, pasi ata që kanë një diplomë kanë dhe numrin më të lartë të papunëve.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një papunësi kaq të madhe tek personat me arsim të larte, dhe më të ulët me ata që janë veç janë me arsim të mesëm,. Ky kontrast pasqyrohet me shifrat 15% të papunë me arsim të lartë kundrejt 12% me arsim të mesëm.

Megjithatë nëse e krahason papunësinë me vendet e BE-s kjo diference thellohet edhe me shumë, në këto vende papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është 5% ndërsa ata me arsim të mesëm 15%.

Sipas specialistëve Shqipëria po përballet me këtë fenomen pasi nuk janë ndjekur politikat e duhura për studentet dhe kjo ka sjell një mbingopje të tregut për disa profesione të caktuara.

Në Shqipëri numrin më të lartë të papunëve dhe si për çudi dhe degët me të kërkuara rezultojnë të jenë Ekonomiku dhe juridiku.

Nëse hedhim një vështrim nga vendet fqinje statistikat tregojnë se situata është më mirë se në vendin tonë.

Në Bosnje Të papunët me universitet është 15% dhe me arsim të mesëm 27%

Në Maqedoni 17% e të papunëve janë më diplomë universiteti dhe 30% me arsim të mesëm.

Në Mal të Zi 9% e të papunëve janë ata me arsim të lart dhe 27% me arsim të mesëm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783