INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri ka qytete ku punonjësi ''shkelet''/ Ja kush janë subjektet më të këqija për të punuar

Në Shqipëri ka qytete ku punonjësi ''shkelet''/ Ja kush janë subjektet më të këqija për të punuar

Publikuar më: 14:10 04-05-2019

Në 3 muajt e parë të këtij viti 167 subjekte janë pezulluar në të gjithë vendin pasi janë kapur në shkelje të marrëdhënies së punës me punonjësit. Këto shkelje i referohen mosdeklarimit të punonjësve, mungesës së kontratave si dhe mos kalimit të pagave në bankë.

Por cilat janë qytetet më abuzuese me punonjësit? Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Tirana renditet në vendin e parë, ku 76 subjekte e kanë pësuar për këtë shkak, më pas renditet Vlora me 26 subjekte, Elbasani dhe Kukësi me 15 subjekte secili, dhe Dibra me 9 subjekte.

Qytetet më të rregullta dhe që zbatojnë legjislacionin e punës, janë Gjirokastra, që rezulton me zero pezullime, dhe si dhe Berati e Durrësi, përkatësisht me 2 dhe 4 masa.

Ndërsa baret dhe restorantet vijojnë të jenë “thembra e Akilit” për abuzimet me punonjësit.

Konkretisht, numri me i lartë i pezullimeve paraqitet ne aktivitetin Tregti-Hotel-Bar-Restorante  për marrëdhënie pune.

Për periudhën Janar-Mars 2019 në total janë kontrolluar 3533 subjekte për zbatim të legjislacionit të punës,  një shifër 2.2 herë me lartë se e njëjta periudhë e një vitit më parë.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084