INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri shtohen mjetet lunduruese të luksit/ AMF, mos u mashtroni për policën kufitare

Në Shqipëri shtohen mjetet lunduruese të luksit/ AMF, mos u mashtroni për policën kufitare

Publikuar më: 13:22 24-07-2019

Në Shqipëri kanë nisur të hyjnë dhe mjete lundruese luksi. Në Durrës 6 mujorin e parë të vitit kanë ndaluar mbi 11 kroçera me 2.194 turistë dhe 141 jahte të përmasave të ndryshme.
Statistikat e Autoritetit Portual të Durrësit tregojnë se në periudhën janar-qershor në kalatat e portit kanë ndaluar 924 mjete lundruese gjithsej, ose 61 mjete lundruese më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Po ashtu numri i trageteve në Terminal ka qenë 18 më shumë se sa në periudhën janar-qershor 2018.

Ndërkohë për të gjithë ata të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë me makinat e tyre personale të cilat janë me targa të huaja, AMF ju bënë thirrje qytetarëve që të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar.

Për të gjithë ata të cilët nuk kanë një të tillë, mund të pajisën me policë kufitarë në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar.

AMF ju tërheq vëmendjen qytetarëve se duhet të kenë kujdes pasi çdo policë e sigurimit kufitar që ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme. Gjithashtu ajo shton se që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441