INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Shqipëri ulet numri i aksidenteve, por rritet numri i vdekjeve

Në Shqipëri ulet numri i aksidenteve, por rritet numri i vdekjeve

Publikuar më: 16:12 22-07-2019

Në Shqipëri është rritur numrit i të vdekurve nga aksidentet rrugore gjatë muajit qershor të këtij viti krahasuar me një vit më parë, pavarësisht se numri i aksidenteve është ulur.

Referuar të dhënave të INSTAT për muajin qershor 2019, numri i personave që kanë humbur jetën aksidentet rrugore ishte 26, nga 20 persona që ishte një vit më parë. Ndërkohë në muajin Qershor të 2019 numërohen 131 aksidente rrugore nga 142 aksidente të ndodhura në Qershor 2018.

Referuar të dhënave të qershorit të këtij viti aksidentet rrugore, në 91.6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.

Sipas INSTAT numri i aksidenteve në 6 mujorin e parë të këtij viti është ulur krahasuar me një vit më parë. Këtë 6 mujor kanë ndodhur 87 aksidente më pak, por kanë humbur jetën 102 persona, 4 më shumë se në 6 mujorin e 2018. Numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, është 960 persona 10.2 %, më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277