INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në shtator nis Vettingu tek Policia e Shtetit, i pari kalon Ardi Veli

Në shtator nis Vettingu tek Policia e Shtetit, i pari kalon Ardi Veli

Publikuar më: 16:26 22-07-2018

Zgjidhet ngërçi i Vettingut në radhët e Policisë së Shtetit, pas bllokimit te procesit për gati tre muaj. I pari që do të skanohet për performancë në punë, pasuri dhe integritet do të jetë kryepolici Ardi Veli. Shkak për vonesën e ngritjes së strukturave të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ishin 5 përfaqësues të botës akademike të Universitetit të Tiranës.
Në Shtator fillon Vettingu për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veli.
Burime nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se pas përzgjedhjes së 30 komisionarëve të Vlerësimit të Jashtëm në filtrat e Vettingut do të kalojnë edhe 12 drejtorët e policive vendore.

Procesi i Vettingut në polici u shty afërisht me tre muaj nga afati përmbyllës që ishte caktuar data 8 Maj i këtij viti. Pengesë për këtë shtyerje sipas burimeve kofidenciale të Ministrisë së Brendshme u bë zgjedhja me vonesë e 5 përfaqësues nga bota akademike e Universiteti i Tiranës.
Më herët ishin caktuar 15 anëtarë të Sekretariatit Teknik, 5 anëtarë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive si edhe 5 komisionarët e Vlerësimit të Jashtëm.
Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese, ndërsa kontrolli i tyre ka filluar, duke kërkuar informacion nga Drejtoria e Tatimeve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë.
30 të përzgjedhurit do të kalojnë në sitë të gjitha deklaratat e dorëzuara nga uniformat blu dhe pas gjetjeve për secilin polic do të bëhet më pas seanca dëgjimore dhe marrja e vendimit, njësoj si ndodh procesi i Vettingu për gjyqtarët apo prokurorët.
Gjithashtu, efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Punonjësit duhet të deklarojnë para komisionit të Vlerësimit të Jashtëm nëse kanë patur takime me persona të përfshirë në krimin e organizuar apo kanë lidhje familjare me ta.
Rreth 230 efektiv janë larguar nga strukturat e policisë së shtetit, 15 prej tyre kishin gradë drejtuese.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945