Në shtëpi, në aq pak kohë që kanë, kryeministri dhe zonja e tij preferojnë ta lënë politikën jashtë derës. I pyetur në programin “Tek unë” Rama tregon se në ekranin e tyre s’ka kurrë politikë, por filma, vizatimorët e Zahos ose të preferuarit e çiftit. Linda Rama ka në shtëpi edhe çelësat e ekonomisë, madje edhe me vet pikturat e kryeministrit, shitjet e tyre, merret ajo. Në këtë panoramë familjare, Edi Rama e përkufizon dashurinë si “arsyen më të madhe për të jetuar, shija më e mirë që ka jeta”