Ish miss-i shqiptar Valbona Selimallari është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe më të dashur për publikun.
Ajo gjithnjë di të tërheq vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.
Valbona mundohet të jetë gjithnjë e rezervuar për jetën private, duke e mbajtur familjen dhe fëmijët jashtë vëmendjes së medias.
Mirëpo, disa orë më parë ka qenë ministrja Mirela Kumbaro, e cila ka publikuar një video të Valbonës dhe vajzës së saj Vivia.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, publikon videon ku ish-Miss-i shqiptar shfaqet krah së bijës Vivien, duke i lexuar librin “Një shëtitje në trupin e njeriut”.
“Faleminderit Valbonë, që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë sesa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë SOT, që të lexojnë vetë NESËR”, shkruan ministrja.
Nga videot shihet se shtëpia e Selimllarit është e një stili klasik, me divanet dhe kolltukët me dizajnët e ndryshëm. Ndërsa nuk mungojnë as zbukurimet për festat e fundvitit.