Edi u përjashtua nga "Përputhen" pasi u kap mat gjatë një takimi me Adën jashtë emisionit. Në një intervistë për "Prive", Edi e quajti të padrejtë këtë përjashtim e madje tha se duhet t'i kërkojnë falje që ai të rikthehet.
I pyetur nëse ka shkuar në shtrat me ndonjë nga vajzat e "Përputhen", ish-konkurrenti mohoi me kokë.
Ndërsa për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale, Edi tregoi se ka ndodhur në aeroplan.
Ndërkohë ai ka dalë live në Instagram për të folur rreth largimin të tij, nga ku u shfaq pa bluzë dhe në sfond dëgjohet dhe zëri i Adës, konkurrentja me të cilën u fotografuan duke darkuar.