Noizy ka nisur pushimet në Tajlandë. Ai ka zgjedhur destinacionin tropikal për të kaluar pak kohë larg zhurmave të qytetit dhe larg të ftohtit të ditëve të fundit.
Por në të njëjtin destinacion ndodhet edhe reperja e famshme Tayna. Pak foto të publikuara nga dy reperët kanë mjaftuar për të nisur fjalët se po pushojnë bashkë apo po ndodh diçka mes tyre.
Për të sqaruar gjithçka në mënyrën më të mirë, Tayna publikoi një foto me prindërit duke zbuluar kështu shoqëruesit e saj në këtë udhëtim. Mesa duket për Taynën është koha t’i dedikohet familjes dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë janë pushimet ekzotike. Ndërkohë Noizy shoqërohet me një pjesëtar të grupit, ICY OTR. Reperi dhe Icy si duket kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin pasi në 'bio'-n e ICY-t në Instagram shkruhet se është pjesë e grupit OTR që në fillim, në ditën e parë. Pak më parë Noizy publikoi foton me mikun e tij ku e quan vëlla.
Edhe nëse Tayna dhe Noizy nuk janë bashkë me siguri duhet të kenë parë njëri-tjetrin, qoftë edhe njëherë të vetme në Phuket, Tailandë.