Në një klimë të pazakontë ku opozita vijon protestat dhe presidenti zhdekretoi datën e zgjedhjeve, partia socialiste vijon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ajo që bie në sy këtë herë është vendi që kryebashkiakuiI Tepelenës ka zgjedhur të mbajë një takim elektoral.
Tërmet Peci habit pasi ka zgjedhur një kishë të fshatit Lekël ku u kërkon një mandat tjetër bashkëqytetarëve të tij.
Në një postim në rrjetet sociale, vetë Peçi shprehet se në kishë gjeti mikëpritjen e fshatit.
Postimi në FB
Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë.
Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rethin e Tepelenës.
E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet.
Fokusi ynë në këtë 4 vjeçar do jetë fshati dhe e gjithë energjia jonë do të përqendrohet në infrastrukturën rurale.
Gjithashtu jemi kemi nisur edhe disa projekte, ku me ndërtimin e një thertoreje, do të lehtësojmë tregun e produkteve të mishit duke krijuar kushte dhe standarde bashkëkohore, po ashtu edhe për bimët medicinale. Do të vijojmë të ndërtojmë kanale vaditëse për tokat bujqësore, rezerva ujore (lera) do t ‘bëjmë pastrime kullotash e shumë të tjera, të cilat do të ndikojnë ekonomitë e familjeve në zonë….. shkruan ndër të tjera Tërmet Peci.