Natyra është e mbushur me krijesa nga më të çuditshmet. Dhe zbulimi më i fundit është një peshk i cili sipas shkencëtarëve ka një trup që është si një xhel likuid.
Shkencëtarët kanë zbuluar tre lloje të reja të peshqve “hardcore” që jetojnë në një nga pjesët më të thella të oqeanit Paqësor dhe që janë krijesa pa shtyllë kurrizore.
Ata duken si kërmij jashtë guackës dhe i gjen me ngjyrë të kuqe, blu dhe të purpurte në Atacama.
Krijesat e panjohura janë 20-25 cm të gjatë dhe të tejdukshëm.Ata duket të jenë përshtatur në mënyrë unike për të qëndruar katër milje poshtë sipërfaqes së oqeanit, ku temperatura e ujit mezi arrijnë 2 gradë celcius.
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve përdori kamerat nënujore moderne për të gjetur peshkun e ri në fund të hendekut të Atacama në oqeanin lindor të Paqësorit në një thellësi prej 7,500 metrash .