INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në tregun amerikan ilaçi që shkrin qelizat kancerogjene. 80% e rasteve kanë përmirësim [FOTO]

Në tregun amerikan ilaçi që shkrin qelizat kancerogjene. 80% e rasteve kanë përmirësim [FOTO]

Publikuar më: 14:46 23-08-2016

Është çudi sesi qelizat e kancerit “shkrihen”. Një mdeikament i ri që shkrin qelizat e kancerit është vënë në dispozicion në ShBA. Tableti i quajtur Venetoclax është zhvilluar dhe trajtuar në Melburn. Kjo ka rezultuar e sukesshme tek 80% e pacientëve të parë  tek të cilët kanceri është zhdukur ose zvogëluar. Ky tablet i ri ka fuqinë të shkrijë qelizat kokëforta të kancerit dhe tashmë është në dispozicion për përdorim në Shtetet e Bashkuara. Së shpejti do të jetë në qarkullim edhe në Europë, aty ku është zhvilluar.Ajo vjen si një pilulë e cila merret nëpërmjet  gojës duke nisur nga 20 mg dhe sasia e saj rritet gjatë një periudhë 5 javore në 400 mg.

Richard Pazdur , drejtor i Zyrës së hematologjisë dhe Onkologjisë në Qendrën e FDA-së për Vlerësimin dhe hulumtimin  e drogës tha se droga iu ofron pacientëve të cilët nuk kanë patur sukses  me terapi të tjera dhe ky është një tjetër opsion për shërim . Ai tregoi sesi një pacient flinte 20 orë në ditë dhe kishte vetëm tre javë për të jetuar. Pasi vazhdoi mjekimin me këtë tablet, dy vite më vonë ishte totalisht pa kancer.

" Ndryshimi tek unë ka qenë më dramatik sesa tek dikush tjetër.  Ajo shpëtoi jetën time , "tha zoti Blackwood.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258