INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ne u dashuruam me fustanet e saj por Stefano Gabbana e poshtëroi publikisht Chiara Ferragnin: ‘E lirë’ [FOTO]

Ne u dashuruam me fustanet e saj por Stefano Gabbana e poshtëroi publikisht Chiara Ferragnin: ‘E lirë’ [FOTO]

Publikuar më: 18:53 04-09-2018

Një prej dasmave më ekstravagante të showbizz-it ka qenë pikërisht ajo e blogeres së njohur Chiara Ferragni dhe reperit italian Fedez.

Mund të themi se dasma ishte ekzaktësisht si në përralla me një spektakël fishekzjarresh, karnavale në një luna-park, koncert madhështor.

Chiara kishte zgjedhur plot 3 fustane nusërie nga Dior të cilat i ndërroi gjatë natës.

Dhe ndërkohë që i gjithë rrjeti u çmend pas tyre duket se stilistit me famë botërore, Stefano Gabbana ka patur një mendim jo dhe aq të këndshëm për zgjehdjet e blogeres duke e shprehur këtë gjë publikisht pa asnjë problem.

Ai komentoi në një foto të Chiara-s të postuar nga Harper`s Bazaar Uk dhe nuk u rezervua aspak në komentin e tij. “I lirë”, -ka shkruar Gabbana duke lënë të kuptohet që fustani nuk i kishte pëlqyer aspak.

Ky koment i stilistit është pasuar me shumë komente të tjera nga ndjekësit që iu kundërvunë menjëherë.

stefanno.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725