INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Venezuelë do të punohet vetëm dy ditë në javë

Në Venezuelë do të punohet vetëm dy ditë në javë

Publikuar më: 08:19 28-04-2016

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka vendosur që punëtorët e sektorit publik të punojnë vetëm dy ditë në javë.

Masa e përkohshme është marrë për të kapërcyer krizën me energjinë elektrike që ka kapluar vendin.

Mësohet se nëpunësit civilë do të punojnë vetëm të hënën dhe të martën, derisa të zgjidhet kriza. Sipas statistikave në sektorin publik janë të punësuar 2.6 milionë njerëz, që përbëjnë rreth 20 për qind të forcës punëtore të vendit. Ende është e paqartë nëse punonjësit do të paguhen ose jo për 5 ditët e pushimit.

Venezuela po përballet me thatësira të mëdha, të cilat kanë zvogëluar në mënyrë dramatike nivelet e ujit në digën e saj kryesore hidroelektrike. Maduro ka deklaruar se javët në vijim do të jenë “kritike dhe esktreme” për vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547