INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Venus ka pasur jetë! Po si u shfaros?

Në Venus ka pasur jetë! Po si u shfaros?

Publikuar më: 11:52 24-09-2019

Planeti Venusi që njihet ndryshe dhe si Afërdita sipas emrit të perëndeshës romake të dashurisë, nuk preferohet nga njerëzit. Klima aty është shumë helmuese dhe shumë e nxehtë për një tokësor. Por nuk ka qenë gjithnjë ashtu. Në këtë konkluzion kanë arritur ekepertët zvicerianë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Venusi ka pasur ujë, oqeane dhe jetë të gjallë, derisa një ngjarje që ka ndodhur rreth 700 milionë vite më parë, e ka shkatërruar atmosferën nga një vend i ngjashëm me tokën, në një vend të ngjashëm me ferrin.
Një studim i prezantuar në Zvicër, gjatë një takimi të përbashkët të shkencëtarëve, thekson se Venusit ka qenë me ujë në sipërfaqen e tij, me pllaka tektonike dhe temperatura të ngjashme me të tokës.
Kjo periudhë mund të ketë zgjatur për 3 miliardë vite. 700 milionë vite më parë, Venusi është kthyer në një planet me efektin serrë, që e mban nxehtësinë brenda atmosferës, e cila mbizotërohet nga dioksidi i karbonit dhe nitrogjeni.
Ngjarja katastrofike mund të ketë lidhje me çlirimin e një gazi në atmosferë, e ngjashme me”Kurthet Siberiane” në tokë, e që mund të jetë përthithur më pas nga shkëmbinjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0020570755004883