INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në verë rezervat e gjakut të pakta, nevojat më të mëdha

Në verë rezervat e gjakut të pakta, nevojat më të mëdha

Publikuar më: 13:45 13-06-2017

Në muajt e verës nevoja për gjak për të sëmurët talasemikë, por dhe për kategori të tjera siç janë të aksidentuarit është më e madhe, por sasitë në bankat e gjakut pakësohen, pasi qytetarët ikin me pushime. E për këtë arsye Kryqi i Kuq organizon fushata më të shpeshat ndërgjegjësimi dhe dhurimi. Nën moton, 5 minuta nga jeta ime! - Së bashku dhurojmë jetë, punojnësit e Alpha Bank Albania kanë vendosur të ndihmojnë me gjak sadopak nevojtarë.
Drejtuesja e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha, Brunilda Isaj u shpreh se: “Banka ka qenë gjithnjë e angazhuar në nisma të tilla, të cilat synojnë të ofrojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, për të gjithë ata persona që kanë nevojë. Për Alpha Bank Albania, Përgjegjësia Sociale e Korporatës është element i pandashëm i kulturës sonë korporative, ndaj dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të bëjnë një gjest të vogël, por shumë domethënës.”
Punonjësit e kësaj banke kanë të paktën gjashtë vjet që dhurojnë gjak për fëmijët e sëmurë me talasemi. Në vendin tonë janë mbi 600 fëmijë të tillë që burim kryesor jete kanë transfuzionin e gjakut dhe në këto kushte e punonjësit e Alpha Bank apelojnë që si ta të dhurojnë gjak dhe korporata të tjera.
Një kontribut jetik, e cilësoi edhe përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, mbështetjen e gjetur nga stafi i Bankës dhe të gjithë ata që vullnetarisht bëhen pjesë e dhurimit të gjaku.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553