INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në verilindje nis dëbora! Akset e bllokuara...

Në verilindje nis dëbora! Akset e bllokuara...

Publikuar më: 09:49 18-12-2017

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka ndikuar këtë mëngjes që verilindja të zbardhet. Zonat e thella të vendit po mbulohen nga reshje të dendura bore. Aksi Kukës Tunel i Kalimashit në rrugën e Kombit pati probleme menjëherë pas reshjeve. Temperaturat e ulëta ndikuan në krijimin e menjëhershëm të ngricave. Gjashtë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Drejtuesve të mjeteve u është dashur të përdorin zhinxhirët. Në brenda në qytetin e Kukësit  trashësia e borës është e papërfillshme dy deri në tre cm ndërsa në lartësitë mbi 500 metër ata kaluan 10 centimetra. Reshje të dendura bore edhe në Peshkopi e dhe Bulqizë.
Kurse në zona të thella si Lura dhe Kalaja e Dodës bora shkoi mbi 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, por rrugët Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd kalohen me zinxhirë. Kjo javë parashikohet shumë e ftohtë. Meteoalb raporton se temperaturat do të ulen në zonat malore deri në -7grade C. Pjesa e mbetur e dhjetorit do te jetë kryesisht e ftohte duke rrezikuar 90% të territorit nga reshje dëbore kryesisht gjatë periudhës 22 - 25 dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387