INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në zyrën tuaj duhet të mbizotërojë kjo ngjyrë. Do keni vetëm sukses!

Në zyrën tuaj duhet të mbizotërojë kjo ngjyrë. Do keni vetëm sukses!

Publikuar më: 10:36 14-08-2018
Ekspertët kanë sjellë disa shpjegime si ndikojnë ngjyrat në gjendjen tonë shpirtërore.
Ja ngjyra që duhet të jetë në zyrën tuaj, që të jeni më shumë produktivë dhe të keni sukses:
E verdha: Ndikon për t’u përqendruar. Nëse keni ngjyrën e verdhë pranë, me siguri do ju ndihmojë të përqendroheni sa më shumë. Mbajeni edhe në zyrë, do jeni më produktivë në punë.
Sipas intv.al është ngjyra e diellit, shpresës dhe lumturisë. Nga njëra anë, qëndron për freski, lumturi, pozitivitet, qartësi, energji, optimizëm, kujtesë, besnikëri dhe gëzim, por nga ana tjetër, paraqet frikën dhe mashtrimin. Një e verdhë e zbehtë mund të përfaqësojë kujdes, sëmundje dhe xhelozi.
Studimet tregojnë se kuptimi i ngjyrës së verdhë mund të jetë ngrohtësia, gëzimi, rritja e aktivitetit mendor, rritja e energjisë së muskujve. Ngjyra e verdhë ndihmon aktivizimin e kujtesës, inkurajon komunikimin, rrit vizionin, ndërton besimin dhe stimulon sistemin nervor.
Ngjyra e verdhë është një ngjyrë spontane dhe e paqëndrueshme. Shpesh, sipas intv.al lidhet me ushqimin dhe përdoret shumë në produktet e fëmijëve dhe reklamat e marketingut që synojnë fëmijët.
 
 
Burimi: Color Psychology
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0025498867034912