Arjola Shehu është një nga moderatoret simpatike shqiptare, e cila së fundmi është larguar nga Tv Klan dhe po merret me projektin e ri “Netët e klipit shqiptar”.
E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo ka folur për shumë gjëra, të cilat po ndodhin në jetën e saj, përsa i përket aspektit profesional dhe në atë privat.
Teksa ishin duke folur për personazhet e njohur antipatik, Fatma dhe Aulona e kanë pyetur Arjolën se cilin personazh VIP nuk do ftonte për të intervistuar. Moderatorja e njohur ka pranuar se është një këngëtare që sipas saj është shumë negative dhe antipatike.
“Me kalimin e kohës kam kuptuar se me këtë profesion që ne bëjmë duhet të tregohemi edhe tolerantë dhe ta bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Patjetër që unë kam antipatitë e mia. Arrogancën sidomos. Në momentin që unë të sillem si një njeri i thjeshtë, sillem mirë dhe nuk dua të tregoj gjë të madhe, ti mos e bëj. Ka qenë artist, mes artistëve. Është sjellë kështu para intervistës. Disa njerëz janë shumë negativë. Është femër. Këngëtare është.”, - ka thënë Arjola duke mos zbuluar emrin e saj.