INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negativizmi ka këtë efekt mbi organizmin [FOTO]

Negativizmi ka këtë efekt mbi organizmin [FOTO]

Publikuar më: 13:56 20-09-2016

Sa e çuditshme do të ishte nëse mund t’i shkaktonit shëndet të keq vetes vetëm nëpërmjet mendimit?

Ja që ekziston dhe quhet efekti “nocebo”. David Robson, një mesues joge tregon se pritshmëritë për gjëra të këqija janë po aq të rrezikshme sa një virus. Sipas tij, të vjëllat, marrjet e mendjes, dhimbjet e kokës dhe madje edhe vdekja mund të shkaktohen edhe nëpërmjet besimit të thjeshtë që këto gjëra do të ndodhin. Efekti nocebo shkaktohet edhe nga gjëra shumë të vogla dhe të përditshme, tek të cilat nuk do na kishte shkuar kurrë mendja. Disa nga mendimet negative japin komplikacione në shëndet, ndër të cilat:

Cinizmi

Cinizmi është mosbesimi i përgjithshëm tek qeniet e tjera njerëzore. Është një fenomen gjithmonë e më shumë në rritje, për të cilin studiuesit thonë se rrit rrezikun për t’u prekur nga dementia. Jo vetëm kaq, pasi në vitin 2009 studiuesit thanë se cinizmi rrit rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës tek femrat.

Armiqësia
Nëse doni të pësoni një infarkt, silluni në jetë si një idiot i vërtetë. Sipas një studimi të viti 2014, individët që kanë nivele më të larta armiqësie ose antipatie ndaj të tjerve shfaqën rrezikshmëri më të lartë për të pësuar infarkt.

Zemërimi kronik

Fjala kyçe në këtë mes është “kronik”. Zemërimi është një emocion tërësisht normal dhe nuk ka asgjë të keqe ta provosh herë pas here. Problemet fillojnë kur kthehet në një gjëndje përfundimtare dhe një mënyrë ose zakon me të cilin e shohim botën dhe çfarë na rrethon në përgjithësi. Me fjalë të tjera, nëse nevrikoseni me gjithçka, do t’ia kaloni shumë keq. Sa keq? Le të themi rreth 19% rrezikshmëri më të lartë për sëmundje kardiovaskulare dhe 70% rrezik më të lartë që të sëmureni nga kanceri.

Si ndodh?
Zemërimi shtyn trupin në gjendje luftë ose flight (fluturimi). Niveli i kortisolit dhe rrahjet e zemrës rriten ndërkohë që enët e gjakut ngushtohen. Kështu dëmtohen muret e arterieve. Për sa i përket rrezikut të shtuar për kancer, kur trupi juaj është në gjendje lufte ose flight, sado që mendimet negative largohen nga ai, trupi nuk mundet të vetë-rregullohet. Edhe trupat më të shëndetshëm janë nën bombardimin konstant të kancerogjeneve dhe toksinave të tjera. Një mendje negative bllokon burimet që normalisht do të përdoreshin për t’i luftuar ato.

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041