INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat/ KE kërkon më shumë kohë për Shqipërinë, Hahn zbulon vendet skeptike

Negociatat/ KE kërkon më shumë kohë për Shqipërinë, Hahn zbulon vendet skeptike

Publikuar më: 16:41 18-06-2019

Këshilli Europian kërkon më shumë kohë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e sotëm u mor vendimi se pritet që vendimi përfundimtar të merret ne tetor.

Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi gjatë fjalës së tij se duhen ende shumë përpjekje nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut .

Ai tha se Holanda Danimarka , Franca dhe Gjermania janë shprehur skeptike për të dyja shtetet dhe kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtuar raportin e KE.

Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë proges por koha për të marrë një vendim nuk ka qenë e mjaftueshme. Ai deklaroi se është besimplotë se në tetor do arrijë të merret një vendim pozitiv.

“Nuk mund ta injorojmë krizën e brendshme e cila ka pasur njëfarë ndikimi te disa vende për vendimin e ditës së sotme, por shpresojmë se deri në Tetor do ketë një ndryshim. Kur flasim për zgjerimin është një proces që zgjat në kohë, çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm", tha Hahn duke shtuar se Shqipëria peria ka bërë progres me 5 prioritetet e përcaktuara.

Article Logic
Execution time: 0.0042810440063477