INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me BE? Këshilli i Evropës: Progres kundër korrupsionit, por ende shumë për të bërë

Negociatat me BE? Këshilli i Evropës: Progres kundër korrupsionit, por ende shumë për të bërë

Publikuar më: 14:04 14-07-2018

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për fillimin e punës një orë e më parë. Që të hapen negociatat sipas tyre, nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE.
Në një njoftim për shtyp nga Kryeministria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë:
"Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjencat me Greqinë, janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BE-së dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit ilegal në Shqipëri.”


Ndërkohë Hahn ka pohuar :
"Do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën. Pritshmëritë janë progresi në reformën në drejtësi, vazhdimi i Vetting-ut, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë në përputhje me reformën kushtetuese, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti dy vjet më pare, pa lënë jashtë vëmendjes luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, si dhe reduktimin e fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE” theksoi komisioneri Hahn.


Shqipëria duhet t'i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse i ka plotësuar ose jo rekomandimet e tij për luftën kundër korrupsionit. GRECO u kërkon autoriteteve shqiptare, që deri në 31 mars 2019, të japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandimeve të mbetura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611